Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim ndihmësadministratoren e USAID-it, Erin McKee.
McKee udhëtoi nga SHBA-ja në Kosovë për t’u bërë pjesë e takimeve që në qendër kanë projektet e kësaj agjencie, shkruan IndeksOnline.
Hovenier u shpreh i lumtur për ardhjen e McKee-s, duke thënë se pret me padurim takimet dhe vizitat thelbësore për të dëshmuar drejtpërdrejt ndikimin e rëndësishëm të USAID-it në mbështetjen dhe partneritetin me popullin e Kosovës, për këta 25 vjet.Që nga ardhja në Kosovë, USAID-i ka kontribuar me më shumë se 1 miliard dollarë në fonde dhe programe për ngritjen e kapaciteteve të bizneseve, mediave, sigurisë dhe funksionimin efektiv të qeverisjes.