Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë të mediumeve të Kosovës, ka folur edhe për dronët Bayraktarë që Kosova i ka blerë nga Turqia javë më parë.
“Bayraktarët janë blerë nga një aleat i NATO’s – Turqia. Turqia është aleat i NATO’s. SHBA punon me Turqinë, unë kam pasur kënaqësinë të shërbej në Turqi, një aleat i NATO’s, me të cilën bashkë kemi bëra gjëra të vështira. E mirëpresim që Kosova të blejë materiale (pajisje ushtarake), nga SHBA, ne iu kemi shitur gjëra (Kosovës) dhe do të vazhdojmë t’i shesim. Çfarë do që ndërmarrin për të zhvilluar kapacitetet në mënyrë konsistente me planin tranzicional dhe që përmbush qëllimet bashkëvepruese me NATO’n, s’kemi vërejtje”, ka thënë Hovenier.
Tutje ai ka folur për ndihmën ushtarake që SHBA i ka dhënë Kosovës për një kohë të gjatë.
“Para 5 vitesh kemi mbështetur vendimin e Qeverisë për fillimin e implementimit të planit tranzitor 10 vjeçar që duhet rezultojë në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike dhe operative me NATO’n. Kemi dhënë mbështetje të vazhdueshme, kemi ofruar trajnime, ushtrime, kemi shitur pasjisje dhe jemi të përksushtuar që kjo të vazhdojë” ka thënë ai