Në takimin me gazetarë, të enjten, në Ambasadën e SHBA’sëAmbasadori i SHBA’së Jeff Hovenier ka folur për nivelin e raporteve SHBA-Kosovë.
I pyetur nëse mungesa e vullnetit nga Qeveria e Kosovës për të implementuar marrëveshjet po ndikon te disponimi për t’i ndihmuar asaj në rrugën për anëtarësim në NATO ose Partneritetin për Paqe, Hovenier ka thënë se SHBA dhe Kosova nuk e kanë partneritetin që e kanë pasur më herët apo që duan ta kenë.
“Unë mendoj se për sa i përket pasojave specifike për momentin që jemi, nuk e di se mund të them më shumë sesa kam thënë, nuk besojmë se po e kemi partneritetin në nivelin që duam ose kemi përjetuar në të kaluarën, kjo ka pasoja dhe implikime” ka thënë Hovenier.