Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se në kontekstin e luftës në Ukrainë, “Defender Europe”, ushtrimi i madh ushtarak ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “është e nevojshme të vihet në pah”.
Hovenier në ceremoninë e fillimit të këtij ushtrimi të madh tha se “kjo është ndërmarrja më e madhe dhe më ambicioze që FSK-ja e ka ndërmarrë deri më tani”
Ambasadori amerikan tha se janë të mahnitur me përparimin e ushtrisë së Kosovës.
“Në më pak se 4 vjet prej krijimit të FSK-së kemi qenë të mahnitur dhe të lumtur me përparimin e FSK-së dhe me mirënjohjet e shumta për punën e saj profesionale”, tha ai.
Hovenier tha se tani “Kosova po shndërrohet edhe në një eksportuese të sigurisë në rajon dhe botë”.