Monday, November 25, 2024
HomeLajmeHoti thotë se ka përkeqësim të paprecedent të strukturës së buxhetit në...

Hoti thotë se ka përkeqësim të paprecedent të strukturës së buxhetit në tre vjetet e fundit: Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në tri vitet e fundit ka një përkeqësim të paprecedent të strukturës së buxhetit.

Trefish, më shumë, sipas tij, shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë.

Sipas Hotit, kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim dhe as varfëria nuk eleminohet kështu.

“Për më tepër, në Qeverinë Mustafa 20 përqind e buxhetit është dedikuar për shpenzime kapitale të nivelit qendror. Ndërkaq, në Qeverinë aktuale, shpenzimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në 12 përqind të buxhetit”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments