Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHoti: Po e përjetojmë kohën kur kryeministri s’përgjigjet për marrëdhëniet me SHBA-në,...

Hoti: Po e përjetojmë kohën kur kryeministri s’përgjigjet për marrëdhëniet me SHBA-në, s’i shërben interesave të vendit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti tha se kryeministri Albin Kurti nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës.

Kështu tha Hoti përmes një postimi në Facebook, duke marrë shkas nga refuzimi për t’u përgjigjur që Kurti ua bëri sot pyetjeve të gazetarëve për raportet me SHBA-në.

“Po e përjetojmë kohën kur Kryeministri i Kosovës heziton të përgjigjet në pyetjet për marrëdhëniet e tij me SHBA-në Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-në”, shkroi Hoti.

“Çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments