Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën se mungesa e dialogut shpie në totalitarizëm.
Këto komente Hoti i bëri në Facebook, pasi protesta e veteranëve ka eskaluar para objektit të Kuvendit të Kosovës.
“Mungesa e dialogut social minon demokracinë: konfrontim me sindikatat, konfrontim me veteranët, me bizneset, me mediat, me shoqërinë civile. Qeverisja e tillë shpie në totalitarizëm”, ka shkruar Hoti.
Veteranët po kërkojnë nga ekzekutivi që të përfshihen në pagën minimale.
E Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka përkeqësuar gjendjen e veteranëve, por është një akumulim i pakënaqësive ndër-vite.