Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaHoti: Kemi urdhëresë për të gërmuar edhe në dy lokacione të tjera...

Hoti: Kemi urdhëresë për të gërmuar edhe në dy lokacione të tjera për të pagjeturit

Kryetari i delegacionit të Kosovës për personat e pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, në një intervistë për Front Online ka thënë se në bazë të urdhëresës që kanë marrë janë edhe dy lokacione tjera ku dyshohet për të eshtrat e të zhdukurve gjatë luftës.

Ai ka përmendur një lokacion në fshatin Bizhtazhin të Gjakovës, ndërsa lokacionin e dytë nuk e zbuloi.

“Ne në fakt veprojmë në bazë të urdhëresave, jo informacione të lokacioneve. Urdhëresë kemi edhe për dy lokacione të tjera, njëra është Bishtazhini dhe tjetra nuk po e përmendi emrin. Ndërkaq, nuk kemi lokacione të tjera të Kosovës”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments