Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kërkesa për faljen e gjobave të pandemisë, është legjitime.
“Sot po bisedojmë për një kërkesë specifike, për faljen e gjobave gjatë pandemisë. Besoj që mënyra se si po interpretohet nuk është plotësisht e drejtë nga ana e qeverisë dhe e pozitës në përgjithësi. Duke tentuar që me këtë iniciativë dhe me këtë propozim të këtij grupi parlamentar me një rrafsh krejt tjetër. Mendoj që është një kërkesë mjaft legjitime”, deklaroi ai.
Lidhur me kundërshtimin e qeverisë për faljen e këtyre gjobave, Hoti ka thënë se janë praktika që kanë ndodhur edhe në të kaluarën.
“Secili prej neve i kemi opinionet e ndryshme dhe unë personalisht në një situatë që është krejt normale, krejt e zakonshme, asnjëherë nuk do të mbështesja kurrfarë falej të borxheve, kurrfarë amnistie. Por janë praktika që kanë ndodhur në raste të caktuara. Si iniciativë për amnisti ka pasur edhe për çështje tjera, e lë më për një çështje tejet legjitime. Shifrat të cilat i ka citu janë të sakta. Gjendja ekonomike në Kosovë gati është kthyer aty ku kem qenë para se me hy në pandemi”, ka thënë ai.
Hoti ka përmendur edhe dy faktorët që kanë ndikuar në përgjysmimin e rënies ekonomike gjatë vitit 2020.
“Unë mendoj që janë dy faktorë që duhet t’i theksojmë qartë. E p[ara është një pako shumë gjeneroze ekonomike e filluar në qeverinë ‘Kurti I’, e zhvilluar në qeverinë e kaluar. E di që kemi arritur të mobilizojmë rreth 800 milionë euro për ekonominë. Ne kemi arritur që të përgjysmojmë rënien ekonomike për vitin 2020. Poashtu edhe remitancat e mërgimtareve janë dy faktorët që kanë ndikuar në përgjysmimin e rënies ekonomike gjatë vitit 2020”, deklaroi ai.