Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaHoti i reagon Muratit: Inflacioni me ligj kufizohet vetëm në sisteme komuniste

Hoti i reagon Muratit: Inflacioni me ligj kufizohet vetëm në sisteme komuniste

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili fajësoi LDK-në që rënia e inflacionit nuk po reflekton në uljen e çmimeve të produkteve.

Arsyeja pse qytetarët vazhdojnë të pagujnë më shtrenjtë për vaj, miell e bukë, sipas Muratit, është sepse ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese.

Por Hoti nuk është pajtuar me kufizimin e çmimeve.

Ai ka thënë se inflacioni mund të kufizohet me ligj vetëm në sistemet komuniste.

“Po të mund të kufizohej me ligj rritja e çmimeve në ekonominë e tregut, sigurisht se gjermanëve, amerikanëve, britanezëve, e shumë të tjerëve që kanë ekonomi tregu, do u kishte ra ndërmend deri më tani.  Në fakt, po, inflacioni mund të kufizohet me ligj, por vetëm në sistemet komuniste”, ka shkruar Hoti.

“Kosova është vend i lirë, me demokraci dhe ekonomi të tregut, e shpallur më 2008, e kundërshtuar nga disa, por tani është realitet që detyrimisht duhet respektuar, përfshirë disa që kanë bindje tjera dhe që stuhia i solli në qeveri”, ka shkruar në fund ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments