Nënkryetar i Odës, Hotilerisë dhe Turizmit të Kosovës, Skënder Thaçi ka paralajmëruar protesta pas datës 18 prill, nëse nuk bëhet lejimi i dasmave.
Thaçi është shprehur i indinjuar me vendimet e fundit të Qeverisë ndaj mbylljes totale për 12 ditë.
“Është një shqetësim i madh, institucionet tona po na ngulfasin, kjo është formë arbitrare , ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe duhet të na respektojnë dhe të mos marrin vendime arbitrare” tha Thaçi, në Kanal10.
“Para dy javësh kemi dalë me një komunikatë ku kemi kërkuar hapjen e dasmave nga mesi i prillit, dhe ja tani mbyllja po ndodhë, dhe ne nesër kemi mbledhjen e kryesisë, dhe hapi i parë do të jetë ky nëse qeveria nuk i merr masat e hapjes për ta çliruar sallat, dasmat nga kjo ngulfatje do të vihemi në këmbë”, tha Thaçi.
Thaçi po ashtu theksoi se estrada po ashtu ka planifikuar që dasmat të bëhen edhe në Kukës të Shqipërisë.