Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHoda: Lirimi me kusht i Thaçit dhe të tjerëve mund të ndodhë...

Hoda: Lirimi me kusht i Thaçit dhe të tjerëve mund të ndodhë kur të fillojë gjykimi

Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale për të akuzuarit e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se koha se kur ata mund të lirohen me kusht mund të jetë koha kur të fillojë gjykimi i tyre.

Ndërsa, sa i përket asaj se kur pritet të nis gjykimi i rregullt i Thaçit dhe të tjerëve, Hoda tha se kjo mund të ndodh në mes apo fund të vitit tjetër.

“Këto seanca janë normale në një tribunal ndërkombëtar penal dhe them të drejtën gjykata po proceson pak më shpejt se zakonisht dhe fillimi i vitit tjetër mund të jetë fillimi i gjykimit për këtë rast”.

“Besoj se mesi i vitit të ardhshëm do të jetë koha kur do të nis gjykimi i rregullt”, është shprehur Hoda në në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për kërkesën e lirimit me kusht të ish krerëve të UÇK-së, duke thënë se një pritje e tillë është e madhe për këtë kohë, por gjasat do të rriten për një gjë të tillë kur të fillojë gjykimi kryesor.

“Çdo dy muaj u lejohet të paraburgosurve të bëjnë kërkesë për lirim me kusht. Në kuadër të kësaj janë duke munduar që ta bindin ose gjykatësin e procedurës paraprake ose Gjykatën e Apelit për lirim me kusht”.

“Deri sa fillon shqyrtimi kryesor është shumë pritje e madhe që ata të lirohen me kusht, por kur të fillojë gjasat rriten”, është shprehur Hoda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments