Sunday, November 24, 2024
HomeBotaHistoria e dashurisë mes Princit Philip dhe Mbretëreshës Elizabeth, si i rezistoi...

Historia e dashurisë mes Princit Philip dhe Mbretëreshës Elizabeth, si i rezistoi kohës e sfidave

Më 20 nëntor 1997, natën e 50-vjetorit të saj të martesës, Mbretëresha Elizabeth bëri një fjalim para Tony Blair dhe dhjetra të ftuarve të shquar në Banqueting House në Londër.

Ishte relativisht i shkurtër dhe i përmbledhur, siç janë zakonisht fjalimet e saj. Dhe pjesa më e madhe ishte mjaft e zakonshme: ajo falënderoi Kryeministrin për festën, si dhe vendin në tërësi për mbështetjen e çiftit gjatë mbretërimit të saj. Por, në fund të fjalës së saj, ajo foli për burrin e saj, Princin Philip, me një emocion të thellë dhe jo karakteristik:

“Ai është dikush që nuk merr lehtësisht komplimente, por ai ka qenë, thjesht, forca dhe qëndrueshmëria ime gjithë këto vjet “, tha ajo. “Unë, dhe e gjithë familja e tij, dhe ky dhe shumë vende të tjera, i detyrohemi atij një borxh më të madh se ai do të pretendonte ndonjëherë, ose që do ta dimë ndonjëherë.”

24 vjet më vonë familja mbretërore njoftoi se Princi Philip kishte ndërruar jetë paqësisht në moshën 99-vjeçare, mëngjesin e 9 prillit në Kështjellën Windsor.

Marrëdhënia e Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip ishte një dashuri, respekt dhe admirim i gjatë. Ata u takuan për herë të parë në Britannia Royal Naval College, në vitin 1938, ku Philiph, një kadet 18-vjeçar, u prezantua me një Princeshë 13-vjeçare, Elizabeth e Anglisë, ndërsa ajo po udhëtonte nëpër terren. Është thënë se prej atëherë, mbretëresha nuk ka menduar për askënd tjetër. Të dy filluan të shkëmbenin letra gjatë viteve të luftës. Pas kthimit të tij nga Teatri i Paqësorit në 1946-ën, marrëdhënia e tij me Mbretëreshën Elizabeth lulëzoi. Supozohet se ai i propozoi asaj në qershor, në Balmoral.

“Të kem shpëtuar në luftë dhe të shoh fitoren, të kem pasur mundësinë për të pushuar dhe për të ri-rregulluar veten time, të kem rënë në dashuri plotësisht dhe pa rezerva, i bën të gjitha problemet personale, madje edhe të botës, të duken të vogla dhe të papërfillshme”, -shkroi ai në një letër të atij viti

Pavarësisht nga titulli i tij madhështor, fillimisht kishte disa rezistenca në lidhje me martesën nga mbretëria. Shumë menduan se Philiph ishte shumë i vrazhdë, shumë i pa lustruar, tepër gjerman, shumë grek gjithashtu… aspak anglez për t’u martuar me Princeshën e atëhershme Elizabeth. Por Elizabeta ishte këmbëngulëse. Në një njoftim zyrtar në korrik të vitit 1947, ai mbajti mbiemrin e ri të anglikizuar: Mountbatten. Muaj më vonë, ai hoqi dorë nga e drejta e tij për fronet greke dhe daneze. Atë nëntor, ata u martuan para 2,000 njerëzve në Westminster Abbey.

“Pyes veten nëse Philip e di se çfarë po merr përsipër”, -mbreti George VI, babai i Elizabetës, u dëgjua t’i thoshte një mysafiri. “Një ditë Lilibet [Elizabeth] do të jetë mbretëreshë dhe ai do të jetë bashkëshort. Kjo është shumë më e vështirë se të jesh mbret, por unë mendoj se ai është njeriu i duhur për këtë punë.”

Princi Philip, pa dyshim, mendoi se kishte më shumë kohë para se gruaja e tij të bëhej mbretëreshë. Çifti i ri jetoi për disa vjet në Maltë, ku ishte vendosur Filipi. Asokohe ata kishin dy fëmijë, Charles dhe Anne. Por më pas Mbreti George u sëmur dhe vdiq në vitin 1952. Philiph i dha lajmin gruas së tij se, vetëm 5 vjet pasi u martuan, ata ishin tani njerëzit më të famshëm në botë. Në kurorëzimin e Mbretëreshës në vitin 1953, ai u gjunjëzua para saj dhe u betua të ishte njeriu i jetës së saj në të mirë dhe në të keq.

Kjo, për Philiph, ishte më e lehtë të thuhej sesa të bëhej. Portretet gjatë viteve ‘50 dhe ‘60 e pikturojnë Filipin si një njeri të zënë me punë dhe të zemëruar. Ai nuk ishte i sigurt për vendin e tij, rolin e tij, jetën e tij. Por, si përfundim ai e gjeti rrugën, duke krijuar trashëgiminë e tij ndërsa përkrahte me vendosmëri bashkëshorten.

Rezultoi se mbreti George kishte të drejtë: Philip ishte, me të vërtetë, njeriu për atë punë.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments