Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka publikuar disa video/foto të projekteve zhvillimore.
Postimi i plotë:
Po rreni, abuzoni dhe bëni krim infrastruktural, me projektet zhvillimore Kryeministër!
Meqë keni angazhuar, robotët e propagandës, përmes rrjeteve sociale, për të kundërshtuar konstatimin tim, se ke gënjyer, se në rrugën për Podujevë, nga Truda deri në Kulinë, nuk punohet në tre ndërrime, sot edhe sonte, bëra inspektim prap.
Ti bera sërish ca foto e video si dëshmi, me saktësi në orën: 19:30 dhe deri sa përfundoj koha e ndërrimit të dytë, ora: 22:00.
Por, ajo që shihet tani, tregon se atje, jo vetëm që nuk punohet në tre ndërrime, por as në dy ndrrime nuk punohet.
Prandaj, dua të të them “ke rrejt e mashtruar” Kryeministër!
Për më keq, ju keni urdhëruar fillimin e punimeve pa u përfunduar procedurat në OSHP. Po ashtu, sipas deshmive nga terrenu, ju keni urdhëruar punimet pa u kryer eksproprijimet, ndaj kompanitë punëkryese janë të hendikepuara nga pengimi me të drejtë nga pronarët dhe presioni juaj për të bërë “sikur punojnë”.
Po të njejtin verifikim ua bera edhe në punimet që po bëhen në rrugën Klinë-Gjakovë, në lotin Cermjan-Vraniq e Kodër të Becit, jo që nuk punohet në tre ndërrime, por as një ndërrim i plotë, dhe atë me kapacitete të limituara. Ajo çka është me shqetësuese është fakti se në këtë rrugë po abuzohet me standardet e ndertimit të rrugës dhe nivelimit të asfaltit. Pra, shqetësimi që kam ngritur kohë më parë në foltoren e Kuvendit për punë shkel e shko, në këtë rrugë, po shpërfaqin shkeljet, tani, kur po shtrihet e ngjeshet asfalti.
Ndale këtë abuzim Kryeminister! Ndale abuzimin kriminal me infrastrukturen rrugore dhe jo vetem, që po bëni Kryeminister i “zdravo” qeverisë