Ligji për Qeverinë që do të votohet sot në Kuvendin e Kosovës nuk do të përcaktojë numrin e ministrive.
Këtë e bëri të ditur vet kryeministri Kurti në fjalimin e tij para deputetëve.
Ai tha se Ligji në fjalë duhej ta përcaktonte edhe këtë çështje, mirëpo për shkak të normave kushtetuese, kjo nuk është e mundur.
“Nevoja për një projektligj të tillë nuk do sqarim. Puna e Qeverisë ishte rregulluar me akte nënligjore. Ligji për Qeverinë do të duhej të parashihte edhe numrin e ministrive. Megjithëkëtë, kufizimi në këtë aspekt për shkak të normave kushtetuese nuk e mundëson këtë gjë”, tha kryeministri Kurti.