Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Hill ka thënë se ka shumë që janë të zhgënjyer për mungesën e progresit në dialog dhe sipas tij, shumë arsye për një dështim të tillë janë në anën e qeverisë së Kosovës,
“Kjo ishte një sfidë e vërtetë, Kosova duhej të bënte disa gjëra, që është mbrojtja e popujve të ndryshëm, përfshirë edhe popullin serb. Shpresoj se do të ketë një përpjekje më të madhe në dialog. Për momentin po mendoj për dialogun evropian, dialogun e Brukselit. Dhe unë mendoj se shumë prej nesh janë shumë të zhgënjyer me mungesën e progresit atje. Dhe shumë arsye për atë dështim, për mendimin tim, janë në anën e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Hill për RTS
Hill tutje ka thënë se e kupton shqetësimin njerëzve dhe zhgënjimin, megjithatë thotë se BE-ja po përpiqet shumë dhe progresi varet edhe nga përkrahja e SHBA-së.
“Unë mund ta kuptoj shqetësimin. Unë mund ta kuptoj zhgënjimin. Dhe unë do të doja të shihja një qasje të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Unë mendoj se Bashkimi Evropian po përpiqet shumë. Ata kanë një sfidë të madhe përpara. Varet nga ne që të mbështesim Evropën dhe të shohim nëse mund të bëhet ndonjë përparim. Por mund t’ju them se nuk jam i kënaqur me atë që është arritur”, ka shtuar tutje diplomati amerikan.
Hill ka shprehur gjithashtu optimizmin e tij se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet,
Sa i përket qasjes së Administratës së re Trump në dialog, Hill ka thënë se administrata Biden ka bërë përpjekje për ta përkrahur BE-në, sidomos për të zbatuar marrëveshjet e arritura, por shton se s’besoj që administrata e ardhshme do të mbajë të njëjtin qëndrim.
“Është shumë e qartë se kjo është një situatë e pakënaqshme, dhe mund të shtoj se po të isha nga Kosova, kjo do të më dukej shumë e pakënaqshme. Në fund të fundit, ka shumë njerëz që jetojnë në Kosovë që meritojnë një situatë më të mirë dhe e dinë se mund ta arrijnë atë përmes një bashkëpunimi më të madh në kuadër të dialogut të organizuar nga Bashkimi Evropian”, ka përfunduar Hill.
.