Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaHill: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të përparojë muajt e ardhshëm

Hill: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të përparojë muajt e ardhshëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, tha sot në tubimin “Bota në 2024” në Beograd që serbët të kuptojnë se fatet e tyre janë në duart e tyre, jo në Washington, Bruksel dhe Pekin.

Në hapje të konferencës, ai vuri në dukje se viti 2024 do të jetë “kompleks” dhe se rezultati i tij do të varet nga shumë faktorë.

Hill tha gjithashtu se “ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt në vijim dhe se në këtë kuptim ai beson se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë“.

Duke përmendur Ballkanin e Hapur, ai tha se për të nuk ka rëndësi se si do të quhet modeli i bashkëpunimit rajonal, por se ai ekziston dhe po zhvillohet.

/GazetaSinjali/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments