Hill: De-përshkallëzimi është çelësi në këtë moment, nevojitet zgjidhje politike e çështjes së Kosovës
“Duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi më 24 shtator. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Duhet të parandalojmë që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen. Ne duhet të sigurojmë de-përshkallëzimin. Kjo është vendimtare. Kur ke një përshkallëzim, ke emocione dhe kjo është e rrezikshme. Prandaj nevojitet de-përshkallëzimi”, theksoi ambasadori amerikan.
Ai po ashtu tha se kushdo që konsiderohet përgjegjës për atë ngjarje, në fund të fundit nevojitet një zgjidhje politike e çështjes së Kosovës.
Ai ka theksuar se tani duhet rikthimi i dialogut, sepse kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me mekanizma politikë.
“Duhet të shohim se çfarë është e drejtë. Negociatorët evropianë kanë bashkuar diçka që është e mirë, duke përfshirë një status për serbët. Është mënyra e duhur për momentin”, deklaroi Hill.