Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHidhet shorti për kontrollin e pasurisë, i bie edhe Albin Kurtit

Hidhet shorti për kontrollin e pasurisë, i bie edhe Albin Kurtit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

954 zyrtarë janë përzgjedhur për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit të pasurisë për vitin 2021, nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasë obligim që ta deklarojnë pasurinë e tyre.

Pasuria do t’i kontrollohet edhe kryeministrit Albin Kurti.

Pjesë e listës se dalë nga shorti janë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetet Mimoza Kusari-Lila, Blerta Deliu- Kodra, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, Lumnije Thaçi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi e të tjerë.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka thënë se nga dita e hënë do të nisë kontrolli i pasurisë, derisa pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments