Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova“Herën tjetër sillni para” – Grenell dhe eurodeputetja gjermane përplasen për Merdaren

“Herën tjetër sillni para” – Grenell dhe eurodeputetja gjermane përplasen për Merdaren

Ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është përplasur me eurodeputeten gjermane, Viola Von Cramon në lidhje me çështjen e pikës kufitare të Merdares.

 

Grenell në një postim të mëhershëm tha se ishte ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ai që e vuri në funksion këtë pikë kufitare përmes marrëveshjes së Uashingtonit.

 

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes Von Cramon, e cila tha se pika kufitare e Merdares është ndërtuar me paratë e taksapaguesve të BE-së, duke i bërë thirrje Grenellit “sillni edhe pak para përveç emërtimeve të liqeneve”.

“Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë. Pika e Merdares u ndërtua nga 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër në vend që të riemërtoni liqenin e Gazivodës sillni edhe pak para”, ka shkruar Cramon.

E Grenell u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se është e vërtetë se BE-ja e ndërtoi pikën e kalimit, mirëpo që nuk arriti ta hap atë.

Madje ai ironizoi me eurodeputeten duke iu drejtuar me fjalët “duket se dy palët nuk ju dëgjuan”.

“Me të vërtetë e ndërtove. Por ju nuk mundët ta hapni atë. Derisa Donald Trump e hapi atë. Të dy palët dukej se nuk ju dëgjuan”,  u kundërpërgjigj ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments