Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHelmohen disa qytetarë në Trudë të Prishtinës, shkak dyshohet ushqimi në një...

Helmohen disa qytetarë në Trudë të Prishtinës, shkak dyshohet ushqimi në një të pame

Një helmim në masë, dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.

Kështu ka thënë  një qytetare, e cila u shpreh se helmimi dyshohet se ka ardhur nga ushqimi.

Sipas saj në vend ngjarje ka qenë edhe një ekip i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në krye me drejtorin Naser Ramadani, që i kanë vizituar pacientët në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi, duke iu bërë edhe kontrolla anti-COVID.

“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore”.

Këtë e kanë konfirmuar në kushte anonimiteti edhe punëtorët shëndetësorë të QMF-së në Besi, ku bënë të ditur se numri i pacientëve me simptome helmimi të paraqitur në këtë qendër, është 17-të.

“Po, janë shënuar disa raste. Disa që kanë qenë më rëndë i kemi referuar në klinikat e tjera dhe në Klinikën Infektive. Disa nga ta janë duke marrë terapi akoma në QMF. Kanë qenë edhe nga IKSHPK që kontrolluar edhe për COVID-19”.

Klankosova.tv jozyrtarisht mëson se numri i të helmuarve është mbi 80.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments