Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaziri ‘zbardh’ dy rreziqet serioze të planit evropian

Haziri ‘zbardh’ dy rreziqet serioze të planit evropian

Nenkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri shprehet se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i bart dy rreziqe serioze.

Njëra sipas ish-kryetarit të Gjilanit është që për një kohë mos të ketë kërkesë për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Në anën tjetër, Haziri theksoi se rreziku i dytë ndërlidhet me pikën e “tejkalimit të së kaluarës”, bazuar në planin evropian.

“Propozimi ka problemin e mosnjohjes. Palët pajtohen që në këtë periudhë të përkohshme mos me pasë kërkesa për njohje. Ne e humbin mundësinë me arsyetuar kërkesën tonë te sllovakët, pse me ju njoh thotë ai kur ju jeni pajtuar me Serbinë që mos me ju njoh. E kemi hup një kredit dhe një kërkesë bazë të mundshme”, tha ai.

“E dyta, me mosnjohje lidhet edhe tejkalimi i së kaluarës. Brenda të kaluarës së afërme hyjnë shumëçka që është prit me qenë në kuadër të procesit të pajtimit, në një situatë të re kur vjen kërkim-falja për dëmet e luftës që janë shkaktuar. Kjo marrëveshje i jep kredit shumë të pamerituar Serbisë sepse ata thonë se ne jemi pajtuar që mos me fol për të kaluarën”, u shpreh ai në tëvë1.

Gjithashtu, Haziri shprehet se ka mundësi që nëse nënshkruhet kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, dy shtete lëvizin nga pesëshja mos-njohëse e BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments