Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët strategjik që të parandalojnë tendencat ruse për destabilizimin e Kosovës.
Haziri në një postim në “Facebook”, ka thënë se qysh në vitin 2016 kishte paralajmëruar tendencat ruse për penetrim në rajon, derisa i bën thirrje Qeverisë që të zgjohet nga gjumi.
“Në vitin 2016 pata alarmuar se penetrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan. Sot, pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, rreziku i detabilizimit të Ballkanit është rritur. Koha e fundit që Qeveria të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me të gjithë mekanizmat tanë dhe me partnerët strategjik të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovë”, ka shkruar Haziri.