“Task-forca e Qeverisë së Kosovës me njerëz të angazhuar me kontrata të përkohshme, po vazhdon t’i shkaktojë kokë dhembje bizneseve të Gjilanit, siç është Maroa e Mono, pasi dënimet janë të pa përballueshme për bizneset e vogla. Kjo është ndërhyrje në kompetencat e Komunës, është anashkalim i Kryetarit të Komunës dhe Inspekcionit komunal. Ne jemi duke e shqyrtuar rastin nëpërmjet zyrës ligjore, për ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe në afat sa më të shkurtër do të normalizohen veprimtaritë.
I bëj thirrje task-forcës që të mos ndërhyjë në kompetencat e Komunës pa koordinim me inspekcionin komunal. Është e ndaluar me ligj ndërhyrja e policisë me armë të gjata apo të shkurtra, në lokale ku nuk ka inspektorë të shtetit, të cilët janë të thirrur që t’i zbatojnë masat e IKSHPK. Kjo mbrëmë nuk ka ndodhur sepse është pjesë e një presioni ekonomisë dhe ndaj bizneseve të Gjilanit”, ka thënë Haziri.
“Dënimet e padrejta ndaj bizneseve të vogla do t’i refundojmë, sikurse që edhe do t’i subvencionojmë sepse këto biznese rrezikojnë falimentimin. Përfundimisht duhet të ndalohet ndërhyrja e tillë Qeverisë në mesnatë, në jetën publike dhe në jetën private sepse kjo na dërgon drejt padëgjueshmërisë qytetare e cila nuk i duhet askujt në këtë fazë”, ka theksuar kryetari i Gjilanit.
Komuna të cilën ai e drejton ka thënë se janë shembull për zbatimin e masave anti – COVID-19, duke e ruajtur shëndetin publik dhe shëndetin e ekonomisë.