Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaziri: Bota e di se UÇK’ja s’ka arkiva

Haziri: Bota e di se UÇK’ja s’ka arkiva

Anëtari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për dakordimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e arkivave të UÇK’së.

Tha se një kërkesë e tillë ishte e kahmotshme nga Serbia.

“Është presion tash e 10 vjet kjo çështja e arkivave”, thotë Haziri.

“Ne nuk posedojmë arkiva të vjetra sepse suksesor i Jugosllavisë është Serbia dhe Serbia dokumentacionin e vlefshëm në veçanti ajo që bëhet me shërbimin inteligjent, me shërbimin sekret, shërbimin e armatës dhe shërbimet e tjera inteligjente i ka tërheq prej Kosovës dhe janë në Beograd. Ata kanë administruar me dokumentacion luftën e Kosovës, domethënë praktikisht përveç në ato raste ku për shkak të luftës speciale që ka aplikuar ka mund të fshehë informacione”, thotë Haziri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Kosova sot arkivin e luftës e ka vetëm në Ligjin e UÇK’së dhe në libra të profesor Pllanës”, thotë ai.

“Tendenca me barazuar luftën në Kosovë edhe në kërkesën për hapje të arkivave si kusht i dyanshëm lidhet me personat e humbur dhe në emër të personave të zhdukur është bërë kjo lojë politike nga ana e Beogradit. Por qëllimi mbrapa hapjes së arkivave të UÇK’së është krejt tjetër, me faktu një gjendje krejt tjetër dhe me pasqyruar luftën çlirimtare ndryshe nga ajo që ka qenë deri më sot, nga ajo që kanë besuar partnerët tanë”, shton ai.

Tha se arsyetimi i Kosovës për mos hapje të arkivave ka qenë se Kosova s’ka arkiva nga lufta.

“Takimi i parë Kosovë-Serbi ka ndodh më 2006 dhe sa herë që është përmendur çështja e të zhdukurve janë kërkuar hapja e arkivave të UÇK’së”, thotë Haziri.

Tha se qeveria e Kosovës duhet të “përmirësojë’ këtë çështje.

“S’ka arkiva dhe bota e di”, tha Haziri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments