Friday, November 22, 2024
HomeLajmeHaziri: “Abdixhiku dhe Kurti janë liderët më të popullarizuar, Osmani ka vetëm...

Haziri: “Abdixhiku dhe Kurti janë liderët më të popullarizuar, Osmani ka vetëm 8% popullaritet”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nuk u beson disa sondazheve që pushteti iu dha zë javët e fundit, të cilat partinë në pushtet e vendosin në pozicion të mirë në raport me mbështetjen e qytetarëve.

Haziri tha të mërkurën në emisionin “ZEN me Artan Behramin” në T7 se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë liderët më të popullarizuar në vend, ndërsa tha se presidentja Vjosa Osmani gëzon vetëm 8% popullaritet.

“Në këtë matje, unë nuk besoj që është e vërtetë. Është e trukume pak. Përkundër kredibilitetit të UBO-s. Ai e ka kryer një shërbim. 8% e ka popullaritetin Vjosa Osmani. Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku e kanë popullaritetin më të madh”, tha ai.

Haziri u shpreh i bindur se këtë vit do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Zgjedhjet ose kanë me u mbajtë në vjeshtë, të rregullta, ose 3-4 muaj më të shkurtuara. Por është vit i zgjedhjeve”. tha ai.

Kjo, sipas tij, argumentohet edhe nga vendimet e fundit të Qeverisë.

“Vetë fakti që Qeveria i jep 1.1 miliard euro subvencione, shpërndan, tregon që është vit zgjedhor”, tha Haziri.

Ai tha se kjo është metodë e re e “blerjes së votave”.

“Mundohet ta blejë votën me metoda të reja. Kjo blerje e votës është. Me metoda veç më të sofistikuara. Tash përmes e-Kosovës t’i çon paret në llogari. Nuk e bëjnë si përpara qysh çojshin pako te shtëpia, miell e sene, tash është ndërru koncepti”, tha Haziri.

Ndiqeni KËTU emisionin “ZEN me Artan Behramin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments