Friday, November 22, 2024
HomeUncategorizedHaxhiu: Në Shqipëri Kadare s’ka pasaportë diplomatike, në Kosovë ia dhanë Valdrin...

Haxhiu: Në Shqipëri Kadare s’ka pasaportë diplomatike, në Kosovë ia dhanë Valdrin Sahitit

Publicisti dhe gazetari kosovar, Baton Haxhiu, në kolumnën e tij të fundit ku flet për rrugëtimin politik të Mimoza Kusari-Lilës, ka përmendur edhe punën e pasaportës diplomatike që i është dhënë disenjatorit kosovar, Valdrin Sahiti.

Haxhiu thotë se në Shqipëri nuk i është dhënë pasaportë diplomatike as mendjeve më të ndritura të letërsisë botërore si Ismail Kadare, derisa thotë se në Kosovë një të tillë e gëzon “një shitës fustanesh me çmime të fryra”.

“Fundja, Memli e Vlora për shkak të lidhjeve personale nuk guxuan as të bëjnë pyetje për disa lajme lidhur me paisje me pasaporta diplomatike në mënyrë joligjore, ditëve të fundit. Kur do t’ia tërheq Schëarz pasaportën diplomatike Valdrin Sahitit? Këtë pyetje mbase mund ta bëjë lirshëm, meqë jam i liruar nga interesi i nja 10-15 pijeve gratis çdo natë.

Sa për ta shuar kureshtjen tuaj, as një nga mendjet më të ndritura të letërsisë botërore, Ismail Kadare, nuk e gëzon pasaportën diplomatike të Shqipërisë. Ndërsa, një shitës fustanesh me çmime të fryra në treg e gëzon atë të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments