Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaxhiu në Hagë takon Krasniqin dhe Selimin, Thaçi dhe Veseli ende s’kanë...

Haxhiu në Hagë takon Krasniqin dhe Selimin, Thaçi dhe Veseli ende s’kanë kthyer përgjigje

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi dhe ish- komandanti Rexhep Selimi, do të takohen me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Kështu njoftoi për Klankosova.tv Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë.

Ai tha se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

“Ministrja do t’i takojë të gjithë, përveç ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, të cilët akoma s’kanë kthyer përgjigje”.

“Natyrisht se interesi i delegacionit të Kosovës është që t’i takojë që të gjithë”.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nesër udhëton për në Hagë.

Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen tash e një vit.

Takimet pritet të ndodhin më 30, 31 mars dhe 1 prill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments