Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaxhiu: Mjekët dhe profesorët do ta deklarojnë pasurinë gjithashtu

Haxhiu: Mjekët dhe profesorët do ta deklarojnë pasurinë gjithashtu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke folur për Ligjin për konfiskim të pasurisë, ka paralajmëruar se mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë do ta deklarojnë pasurinë.

“Janë profesione të ndjeshme, pra mund të korruptohen. Mjekët dhe profesorët e nivelit të lartë pritet t’i bashkangjiten konfiskimit, respektivisht deklarimit të pasurisë. Por, duhet ta keni parasysh, gjithçka do të shkohet sipas rregullave. Pra i dyshuari fillimisht duhet të hetohet, të dënohet e pastaj t’i konfiskohet pasuria”, tha në Kanal10.

Ndryshe, ajo kishte thënë se do të hetohen të gjithë zyrtarët, por se për asnjërin prej zyrtarëve të VV’së thotë se nuk ka njohuri që ka fituar pasuri nga veprimtaria e paligjshme apo abuzimi.

“Të gjithë. Unë nuk e di që ka në Lëvizjen Vetëvendosje, zyrtarë që ka pasuri që është fituar nga veprimtaria e paligjshme ose nga abuzimi. Për asnjërin prej tyre nuk e di që e ka fitu atë pasuri, duke e keqpërdorur detyrën zyrtare. Pyetja nuk është në rregull, sepse unë thash të gjithë zyrtarët e lartë dhe familjet e tyre, nuk thash veç zyrtarët e PDK’së”, ka thënë Haxhiu.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments