Gazetari Baton Haxhiu tha në “Pressing” në T7 tha se ekziston një grup që ka hyrë në rrugë fashiste, sipas tij ata janë “patriotë të tastaturës”.
“Patriotët e tastaturës kanë hyrë në rrugën fashiste të dikursit. Sa e randë do të jetë për neve që ky diskurs fashist i këtij grupacioni po e zhvendos shoqërinë kosovare nga një shoqëri të lirë, në shoqëri të diktuar nga ky grup”, tha ai.
Gazetari Haxhiu tha se nuk duhet krijuar diskurs nga të tjerët që kryeministrin shqiptar Edi Ramën ta shpallësh më shumë mik të Vuçiqit sesa të Kosovës.
“Për dallim prej të gjithë këtyre që kanë gjuhë fashistë, të pamatur dhe të paedukatë në debatet publike, Edi Rama e ka një vizion, mund të mos pajtohesh me të, por jo ta ndërtosh diskursin e tillë që ta shpallësh dikënd më shumë mik të Vuçiqit sesa të Kosovës”, tha Haxhiu në “Pressing”
“Po flasim për një njeri i cili në Këshillin e Sigurimit e çoi lartë kartën e OKB-së dhe para gjithë botës e tha gjënë më të rëndësishme, po flasim për një njeri që angazhohet shumë për Gjykatën Speciale. Një njeri që e refuzon rezolutën e BE-së”.