Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për çështjen e garancisë për krerët e UÇK-së në Hagë.
Ajo ka thënë se kjo çështje nuk është e rregulluar juridikisht.
Ajo është pyetur se a do të ofrojë shteti garanci për të akuzuarit atje, teksa u përgjigj se kjo çështje nuk është diskutuar ende.
Haxhiu tutje shtoi se deri tash nuk kanë marrë ndonjë propozim nga mbrojtja e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.
Këto deklarata, Haxhiu i bëri në debatin e organizuar nga lëvizja fol.