Sot, më 09.01.2022 , bëhen 6 vite pa më të dashurin tonë
HAXHI (SALIH) ELEZAJ
(20.03.1957 – 09.01.2016)
Vështirë qenka të shkruash përkujtim për Ty Bashkëshort,Baba,Vëlla,Gjysh i dashur.
Koha po ecën e malli për Ty po bëhet çdo ditë e më i madh.
Urtësia , bujaria dhe dashuria që na dhurove , të bëjnë të çmuar dhe të paharruar deri në frymën tonë të fundit.
Edhepse nuk je fizikisht pranë nesh,ti je me ne çdo sekond të jetës sonë!
Të kujtojmë me mallë:Bashkëshortja Mema,djemtë Salihi, Ahmeti, Avnia, motrat Hatmoni, Shkurta, vajzat Lendita, Sofa, Tima, të gjithë me familje.