Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHarta e zhvendosjes: Kazinotë e Karaçevës barten në Breznicë të Serbisë

Harta e zhvendosjes: Kazinotë e Karaçevës barten në Breznicë të Serbisë

Ka muaj prej se policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë shikojnë nga largësia një aktivitet që zhvillohet në zonën neutrale në vijën kufitare Kamenicë – Bujanoc.

Së paku shtatë biznese që organizojnë lojëra të fatit, janë ndërtuar në 12 muajt e fundit në atë që njihet si territor neutral në mes të dy fshatrave – Karaçevës në anën e Kosovës dhe Breznicës në anën e Serbisë.

Sipas banorëve të zonës dhe zyrtarëve të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Bujanocit, këto objekte të lojërave të fatit janë ndërtuar në zonë neutrale, pasi qytetarët e Kosovës mund t’i frekuentojnë ato pa pasur nevojë të kalojnë nëpër procedura kufitare.

Crystal, Kometa, Flamingo, Las Vegas Casino, Star Club, Wild Casino, Casino Colosseum janë vetëm disa nga emrat e këtyre bizneseve.

Në to mund të luhet bixhoz, rulet, poker dhe mund të hidhen baste sportive.Më 4 shtator, derisa Radio Evropa e Lirë ishte e pranishme në zonë, u panë vetura të ndryshme para këtyre objekteve, ani pse policia e Kosovës ishte e vendosur rreth 1.5 kilometra larg, në kodrën mbi fshatin Novoselë, ndërsa policia e Serbisë qëndronte rreth 350 metra distancë ajrore, në pikën statike në hyrje të fshatit Breznicë, në anën e Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments