Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj tregon arsyen pse e bojkotuan fjalimin e presidentes

Haradinaj tregon arsyen pse e bojkotuan fjalimin e presidentes

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tregoi arsyen e bojkotit të fjalimit vjetor të presidentës, Vjosa Osmani në Kuvend.

“Kemi prit nga presidentja që të mbanë qëndrim unifikues edhe qëndrim në interes vendit dhe jo të Kurtit dhe Qeverisë. Për fat të keq nuk kemi parë fare rolin e institucionit të presidentit, më shumë e shohim si shërbim të Kurtit”, tha Haradinaj.“Unë e kam quajtur si në kohën e Rankoviçit, presidentja nuk e ka një qëndrim nuk i thotë Qeverisë mos bo diskriminim se Kosova është mirë. Edhe këtu ka rol presidentja”, tha ai duke e arsyetuar mungesën e AAK-së në seancë./RTV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments