Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim miqësor me Dan Little, ish-ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.
Haradinaj ka thënë se bashkë me Little, kanë biseduar për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë.
Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat.