Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se sikur Arben Vitia të kandidonte si i pavarur, as asambleist s’do të bëhej.
“Sa i përket Albin Kurtit nuk është ai i cili do të kandidojë për kryetar të komunës të Prishtinës, është Arben Vitia por që lidhja e tij me partinë VV ndikon”.
“Nëse flasim për Arben Vitinë ai s’do të kishte mundësinë të bëhej as asamblist le më të bëhej kandidat komunal, por që partia e lidhë atë dhe se duhet të jetë i gatshëm të përballet edhe me kritika.” u shpreh Haradinaj në Politiko.
Kujtojmë se në bazë të një sondazhi të publikuar sot në media, Daut Haradinaj është radhitur i katërti në Prishtinë me hiç më shumë se 3.8 për qind të votave.