Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës, por jo me shkarje për emërime politike.
Duke komentuar procesin e vettingut, Haradinaj ka thënë se reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE
“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë universale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, shkruan Haradinaj në Facebook.