Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj-Qeverisë Kurti: Nuk e keni marrë besimin për kthyer Kosovën në pikën...

Haradinaj-Qeverisë Kurti: Nuk e keni marrë besimin për kthyer Kosovën në pikën zero

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për siç tha, refuzimin e projektit të MCC-së për gazsjellësin.

 

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për gazsjellësin, tha se Qeveria Kurti nuk e ka marrë besimin për ta kthyer Kosovën në pikën zero.

Për këtë arsye, ai tha se është e nevojshme për vendin projekti për gazsjellësin amerikan.

“Në asnjë rrethanë ne nuk guxojmë të dyshojmë për projekte dobiprurëse dhe të argumentuara me raporte, analiza dhe dokumente përcjellëse. Ato kanë qenë në monitorimin e institucioneve të Kosovës. Duke i ditur pengesat në zhvillimin ekonomik, furnizim jo i sigurt dhe i pamjaftueshëm me energji në Kosovë është realitet për shkak të infrastrukturës të vjetër. Gjitha këto konstatime veçse janë të vlerësuar dhe pranuara, atëherë është e logjikshme që të jepet rëndësi dhe të vazhdohet me projektin e MCC-së të gazsjellësit nga Shkupi në Prishtinë”, tha ai.

Haradinaj i cili është deputeti i AAK-së në parlament, tha se mendimi i ekzekutivit se vetëm ata i njohin procesit po i shkaktojnë dëme të mëdha Kosovës.

“Nuk e keni marrë besimin për kthyer Kosovën në zero, apo për ta nis nga zero. Kosova nuk është zero, për Kosovën të tillë çfarë e kemi të gjithë kemi kontribu. Andaj ju e keni marrë besimin të ecni projekte përpara dhe ndihmoni Kosovës të zhvillohet… me sa shoh unë ju nuk besoni as në veti, e pastaj as te aleatët”, shtoi ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments