Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe të varri i vëllait të tij Luanit me rastin e 24-vjetorit nga rënia heroike.
Ai tha se nga Luani u ndan njëzetekatër vjet më parë pikërisht në datëlindjen e Nënës Rukë.
“Nga Luani u ndamë njëzetekatër vjet më parë. Pikërisht në datëlindjen e Nënës Rukë’, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu, ai tha heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen.
‘Kështu e ka jeta e shqiptarit. Gëzime e dhembje bashkë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen’, tha Haradinaj.