Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj për Merkelin: Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin...

Haradinaj për Merkelin: Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i është mirënjohës kancelares Angela Merkel për mbështetjen që i ofroi Kosovës.

 

Haradinaj shkruan se një mike e madhe e Kosovës po e mbaron mandatin e saj, duke thënë se ajo për 16 vite ishte pranë Kosovës.

“Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj. Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju”, ka shkruar Haradinaj.

Angela Merkel mbrëmë në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin mbajti ceremoninë e lamtumirës si kancelare për 16 vite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments