
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinja, ka reaguar pasi Suedia është bërë pjesë e NATO’s.
Haradinaj ka thënë se aleanca tashmë është forcuar akoma më shumë.
Ai ka shtuar se shpreson që “tani radhën e ka Kosova”.
“Aleanca politiko-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj. Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.