Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj pas miratimit të vizave nga PE: Urime Kosovë, radha të anëtarësohemi...

Haradinaj pas miratimit të vizave nga PE: Urime Kosovë, radha të anëtarësohemi në KiE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas miratimitpër liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian.

Haradinaj ka falënderuar eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot mori vendimin e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuuan që ky proces të përmbyllet me sukses”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se tani është momenti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës.“Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!”, ka thënë Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments