Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj paralajmëron Pecin: Mos i mashtro bujqit, se të vijnë te dera

Haradinaj paralajmëron Pecin: Mos i mashtro bujqit, se të vijnë te dera

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është marrë sërish me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Këtij të fundit, Haradinaj ia ka dërguar një pyetje parlamentare duke e kritikuar se “nuk po i veshë çizmet” për t’ua takuar me bujq, por po rri në takime me ambasadorë.

Peci u përgjigj duke thënë se është e rëndësishme të takohet me ambasadorë shkaku i donacioneve që japin ata.

E kjo shkaktoi reagimin e Haradinajt.

“Edhe unë ua aprovoj ato dobi të takimeve me amabsadorë, me të vërtetë janë vende mike. Ajo që po mungon është, se a keni me e pagu ratën e dytë për bujqit dhe është pjesa tjetër se a mos keni me jau hekë subvencionet dhe keni punë me bujqë e s’mundemi me i mashtru se të vijnë të dera”, ka thënë Haradinaj.

Pas kësaj deklarate, u përgjigj menjëherë ministri Peci.

“Fermerët nuk i ka mashtru kjo qeveri. Është qeveria paraprake ku ka ndodhë ky mashtrim”, tha Peci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments