Ai tutje tha se nëse një ushtar serb hyn në territorin e Kosovës, bombardohet Beogradi.
“Kosova do të kalojë pa asnjë efekt rus në Kosovë. Nuk besoj që Serbia dhe Vuçiq so t’ja lejoj vetës me u pozicionu me Putinin. Nëse ndodh diçka në veri të Mitrovicës, krejt bota e dinë që nuk bëhet pa Vuçiqin dhe tani kjo dihet që ai po e bënë këtë si shërbim të Putinit. Nëse nuk po kanë se si me ja gjetë zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ja gjetë zgjidhjen Serbisë se këtë e ka bërë edhe një herë në vitin 1999. E unë e di që amerikantë nëse një ushtarë serb prek në territorin e Kosovës, e di që bombardohet Beogradi, sikur në vitin 1999. Këtë e dinë lidershipi i Serbisë mjaftë mirë”, tregoi Haradinaj.