Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti sipas tij se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.
Haradinaj në takim me kategoritë e luftës, ka thënë se të njëjtit nuk mund të ndahen nga paga minimale.
Lexo Edhe:
Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë.
Kritik ndaj Kurtit janë shprehur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilët thanë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.
Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme. /kp