Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore

Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë zgjedhore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit ka kërkuar shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.

 

Haradinaj në anën tjetër ka thënë se qëndrimi i AAK-së duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë është që fushata të shkurtohet vetëm në 5 ditë.

“Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments