Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ka ftuar kundërkandidatët e tij në debat të hapur për t’i shpalosur programet për kryeqytetin
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin kënd duhet votuar.

“Nga pamundësia që t’i përballim argumentet me kundërkandidatët në një debat të hapur, jemi të detyruar që fushatën ta vazhdojmë në formën e njëjtë, me takime në lagje e fshatra të kryeqytetit. Edhe njëherë i ftoj kundërkandidatët që të gjejnë vullnetin dhe ta kemi një shpalosje të ofertës sonë në një debat të hapur. Prishtina dhe qytetarët e saj duhet ta shohin se kënd duhet votuar. Kjo i shërben edhe demokracisë dhe kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, përveç Haradinajt, për kryetar të Prishtinës janë në garë edhe Pëprarim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re dhe Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili sot dha dorëheqje nga pozita e tij si ministër i Shëndetësisë, për të vazhduar në garën për kryeqytetin.