Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia brenda dy jave e ka poshtëruar dy herë Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in duke e organizuar të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”.
Haradinaj në reagimin e tij ka thënë se në atë takim në Serbi janë dhënë deklarime mesjetare që bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet.
Ish-kryeministri ka thënë se përgjigja më e mire që do të mund t’i jepej Serbisë nga ndërkombëtarët dhe Kosova do të ishte hapja e Urës së Ibrit.
“Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka shkruar Haradinaj./Express/