Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj: E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota kur...

Haradinaj: E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës, sic tha ai për për mizoritë serbe në Bosnje, që duhet përshëndetur.

Haradinaj ka thënë se e vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota, atëherë kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid.

“Pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, për krimet e gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia për mijëra viktima, mbeten përgjysmë. Autorët e krimit e gjenocidit, të kudondodhur, duhet ta marrin dënimin. Varrezat masive, masakrat, ekzekutimet e mijëra qytetarëve, dhunimet dhe përndjekja e një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, s’mund të kenë emër tjetër përpos gjenocid.

Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës për mizoritë serbe në Bosnje, që duhet përshëndetur. E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota, atëherë kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid“, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments