Monday, October 21, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj dhe Bekë Berisha ndërmjetësojnë në faljen e gjakut mes dy familjeve...

Haradinaj dhe Bekë Berisha ndërmjetësojnë në faljen e gjakut mes dy familjeve në Istog

Ramush Haradinaj dhe Bekë Bëerisha ishin ndërmjetësues në pajtimin e gjaqeve mes familjes Arifaj nga Muzhevina e Istogut dhe asaj Musolli nga Gurrakoci.

“Sot, me ndermjetësimin tim, kryetarit Ramush Haradinaj dhe shumë dashamirëve, familja Arifaj nga Muzhevina e Istogut ia fali gjakun familjes Musolli nga Gurrakoci”, ka shkruar Bekë Berisha në Facebook.

“Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që të mos kemi familje në hasmëri. Në kohëra të vështira dhe në ato të mira, harmonia ndërfetare duhet të na mbajë të bashkuar, sepse jemi vëllezër nga besa e gjaku!”, ka përfunduar kandidati  i Komunës së Istogut nga radhët e AAK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments